Foto: REL/EPA-EFE

Italia mbyll kufijtë për Kosovën

Qeveria e Italisë ka njoftuar sot se ka përditësuar listën e vendeve me rrezik nga COVID-19. Në këtë listë, Italia ka vendosur edhe shtetin e Kosovës, kështu duke ndaluar hyrjen e kosovarëve atje.

Këtë njoftim e ka dhënë ministri i Shëndetësisë së Italisë në Twitter por edhe Ambasada e Kosovës në Itali.

“Italia përditësoi sot listën e vendeve në rrezik, duke shtuar Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë. Të gjithë ata qytetarë që kanë qëndruar/vizituar këto shtete gjatë 14 ditëve të fundit, u ndalohet hyrja dhe tranziti në territorin italian”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Itali.

Para pak ditësh edhe Austria njoftoi se ka mbyllur kufijtë për Kosovën.