
Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim
Itali, treni godet për vdekje dy të rinj, njëri dyshohet se është nga Kosova
13.3.2023 - 18:44
Dy të rinj, njëri 15-vjeçar e tjetri 17 (njëri prej tyre dyshohet se është nga Kosova) kanë vdekur si pasojë e goditjes nga treni.
Sipas milano.corriere.it, aksidenti tragjik ka ndodhur të dielën pasdite në stacionin e trenit San Pietro Berbenno, në rajonin e Lombardisë, në Itali.
Sipas raportimit, ata po prisnin për t’u kthyer në shtëpi pas një dite të kaluar në një park argëtimi.
Treni i cili i ka goditur dyshohet të ketë pasur shpejtësinë 100 km në orë.