Itali: Trefishohet numri i të shëruarve

Sipas të dhënave nga Mbrojtja Civile në Itali, sot numri i të prekurve nga CoVid 19 ka rënë ndjeshëm. Gjatë ditës janë shënuar 3 mijë e 651 raste të reja një ditë më parë shifra e të prekurve ishte 4 mijë e 401.

Rënie ka pasur edhe në numrin e viktimave nga 969 sa ishin dje në 889 sot.

Lajmi i mirë është rritja e numri të të shëruarve . Gjatë ditës u raportuan ,1 mijë e 434 të shëruar që është trefishi i ditës së djeshme me 589 të shëruar.

RTV21