Itali - Shqiptari dyshohet se vrau gruan me çekiç në sy të fëmijëve

Një krim i rëndë në një familje emigrantësh shqiptarë ka ndodhur pasditen e së dielës në qytezën Pove del Grappa në provincën e Vincezas në Itali.

51-vjeçari shqiptar G. A dyshohet se e ka goditu për vdekje me çekiç bashkëshorten e tij 39 vjeçe, D. A., transmeton rtv21.tv.

Sipas mediave italiane, 51-vjeçari shqiptar pastaj ka telefonuar policinë, ku ka pranuar se e ka vrarë gruan dhe është dorëzuar në polici.

Sipas mediave italiane, në kohën e vrasjes, fëmijët e çiftit vajza 13-vjeçare dhe djali 9-vjeçar ishin në shtëpi.

Ende nuk dihet shkaku i krimit, por në hetimet e para tregojnë se kishte pasur grindje mes bashkëshortëve/21Media