CNN

Itali - Një gropë e madhe hapet në parkingun e spitalit, evakuohen pacientët me Covid

Një gropë e madhe, rreth 66 metra e thellë, gëlltiti disa makina dhe detyroi evakuimin e një reparti ku po trajtoheshin pacientët me Covid.

Incidenti ndodhi rreth orës 6:30 të mëngjesit me kohën lokale, në një parking të spitalit në Italinë e Jugut të premten.

Automjete të ndryshme që ishin parkuar në zonë ranë në humnerë, tha brigada lokale e zjarrfikësve.

Policia e Napolit i tha CNN se “gjykatësi ka caktuar një ekspert teknik për të konstatuar shkaqet e shembjes, i cili mund të jetë për shkak të infiltrimit të ujit duke pasur parasysh reshjet e mëdha të shiut të dy javëve të fundit”.

“Hipoteza e mëngjesit herët se ishte një shpërthim është hedhur poshtë. Asnjë i lënduar ose viktimë”, shtoi policia.