Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Itali, nëna dyshohet se vrau me thikë vajzën e saj 5 vjeçare

E vogla, Elena Del Pozzo dyshohet se u vra nga nëna e saj në Mascalucia të Italisë duke u goditur shtatë herë me thikë.

E dyshuara ndodhet në burg, e monitoruar 24 orë në ditë.

Vrasja ka tronditur qytetin me 30 mijë banorë në shpatet jugore të Etna, raporton Today.it.

Martina Patti, 24 vjeçare, ka rrëfyer se ka goditur me thikë vajzën e saj Elena, 5 vjeç, e cila u zhduk të hënën në Mascalucia, në provincën e Catania-s.

Pas vrasjes së saj, e dyshuara e fshehu trupin e vajzës duke e varrosur në një fushë dhe shpiki historinë e një rrëmbimi.

Pas më pak se 24 orësh vendi u çua në këmbë duke bërë që trupi i saj të gjendej.

Hetimet janë vetëm në fillim, disa aspekte të kësaj historie dramatike mbeten ende për t’u sqaruar.

Në çdo rast, përfshirja e personave të tjerë përjashtohet dhe raportohet se ajo i bëri të gjitha vetë.