Foto: REL/EPA-EFE

Itali, bie numri i rasteve me COVID-19

Shteti i tretë në botë me numër të madh të personave të infektuar me coronavirus është Italia.

Ky shtet gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar rënie të rasteve të reja me COVID-19 në krahasim me javën e kalur.

Italia sot ka regjistruar 2,091 raste të reja me COVID-19 dhe 382 viktima, kurse 6 ditë më parë kishe regjistruar 3,370 raste të reja me COVID-19 dhe 437 viktima.

Ndërsa, në total ka 201,505 persona të infektuar me këtë virus, 27,349 viktima dhe 68,941 persona të shëruar.

Kurse, në nivel global, numri i personave të prekur me COVID-19 deri më sot është 3,099,395, prej tyre 213,621 viktima dhe 943,940 të shëruar.