Itali, arrestohet infermierja që mashtroi me vaksina

Një infermiere u arrestua në Palermo, Itali, të shtunën pasi akuzohet se iu ka bërë vaksina të rreme kundër koronavirusit një çifti.

Në videon nga kamerat e sigurisë duket infermierja teksa në rastin e parë shiringën e zbars në pambuk, ndërsa në rastin e dytë bën sikur e mbush shiringën.

Gruaja, e cila punonte në qendrën e vaksinimit “Fiera del Mediterraneo” në qytetin sicilian, u la në “arrest shtëpie” ndërsa ndaj saj rëndon akuza për lëshim të çertifikatave false dhe shpërdorim të mallrave publike./VOA/.