Burimi: Euronews

Itali, 200 arkivole nga varrezat bien në det pas rrëshqitjes së dheut

Rreth 200 arkivole kanë rënë në detin Ligurian pasi pjesë të një varreze italiane u shembën pas një rrëshqitjeje të dheut, raporton Euronews.

Incidenti ndodhi në brigjet e qytetit bregdetar Camogli, rreth 20 kilometra në jug të Genovas.

Shërbimi i zjarrfikësve i Italisë ka konfirmuar se askush nuk u lëndua nga rrëshqitja e dheut.

Autoritetet kanë punuar në atë zonë që nga e hëna me anije për të rimarrë arkivolet, ndërsa hyrja në varreza është kufizuar.

Ekspertët thonë se nuk ka rrezik fillestar për ndërtesat e tjera në afërsi.

Përgatiti: Emirjeta Vllahiu