Itali: 12 të arrestuar për sulmin e planifikuar në xhami

Policia ka kapur shumë armë, eksploziv dhe simbole naziste gjatë kontrolleve në Siena të Italisë pasi disa persona kishin tentuar të sulmonin një xhami.

Dymbëdhjetë persona janë arrestuar në Itali pasi dyshohet se kishin planifikuar një sulm në një xhami në provincën Siena, shkruajnë mediat italiane, përcjell Anadolu Agency.

Të dyshuarit ishin duke u përgatitur për të sulmuar një xhami në Colle Val d’Elsa në Siena, Toscana, njoftoi Rainews24 të martën.

Gjatë bastisjeve të një numri shtëpish në Colle Val d’Elsa, rrethe dhe krahina fqinje, policia gjeti shumë armë, eksploziv dhe simbole naziste.

Të dyshuarit, dyshohet se kishin planifikuar të hedhin në erë një tubacion, i cili kalon nën xhami.