Istogu. Ilustrim

Istog, vozitësit të një kamioni i gjenden 8 mijë litra naftë pa dokumentacion

Është ndalur një i dyshuar teksa vozitëste kamionin e tij në fshatin Lubozhdë të Istogut, ku gjatë kontrollit i janë gjetur të ngarkuara rreth 8 mijë litra naftë për të cilën nuk posedonte dokumente përkatëse.

Në raportin e Policisë thuhet se i dyshuari është intervistuar, është njoftuar prokurori, ndërsa rasti i kompletuar i procedohet Administratës Tatimore të Kosovës për procedura të mëtejme.

Rasti na ndodhur ditën e djeshme.