Istog, vidhet kamioni me masë drunore që ishte i konfiskuar

Zyrtar i Agjensionit Pyjor të Kosovës, në mëngjesin e djeshëm është ankuar në Policinë e Kosovës ku ka thënë se është vjedh një kamion me masë drunore i cili ka qenë i konfiskuar.

Sipas njoftimit të Policisë, ankuesi ka thënë se persona të panjohur pasi kanë dëmtuar rrethojën e oborrit kanë vjedhur kamionin.

Tutje është thënë se rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.