FOTO: Ilustrim

Istog, vëllai rrah dy vëllezërit dhe demolon shtëpinë

Një person është arrestuar në fshatin Orrobërdë të Istogut nën dyshimin se ka sulmuar vëllezërit e tij si dhe për demolim të shtëpisë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00.

Sipas viktimave, i dyshuari vazhdimisht ushtron dhunë ndaj tyre pasi që i njëjti ka probleme mendore.

I dyshuari ka marrë tretman mjekësor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.