Istog, vdekje e dyshimtë e një fëmije

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Spitalin e Pejës është dërguar një fëmijë i cili nga mjeku kujdestar është konstatuar se është pa shenja jete.

Ngjarja ka ndodhur dje dhe në lidhje me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit i cili ka rekomanduar që trupi i pa jetë i viktimës t’u lirohet familjarëve, ka njoftuar Policia.