Foto-Ilustrim

Istog, shkatërrohet kanabisi që kishte mbirë vet

Janë shkatërruar njëmijë e shtatëqind (1700) bimë të ndryshme të llojit Kanabis Sativa, dje në Istog.

Policia ka njoftuar se  ato bimë kishin mbirë vetë nëpër hithra dhe shkurre.

Sipas njoftimit, pasi është vërejtur se fajtor nuk ka qenë faktori njeri, me urdhër të prokurorit pas fotografimit dhe evidentimit bimët janë shkatërruar në vendin e ngjarjes.