Istog, qytetari e raporton në Polici zhdukjen e vëllait

Të enjten një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se vëllai i tij ka dal nga shtëpia më 2 korrik të këtij viti dhe vendndodhja e tij nuk dihet ende.

Sipas raportit 24 orësh policor rasti ka ndodhur në komunën e Istogut.

Njësitet policore janë duke e hetuar rastin, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.