Ilustrim - Policia, falsifikim parash

Istog - Paguan me para të falsifikuara

 

Një person i dyshuar ka paguar me para të falsifikuara. Rasti ka ndodhur në Istog. Policia njofton se një person derisa kishte qenë në vendin e punës ka raportuar se një i panjohur, gjatë pagesës ja kishte dhënë një kartëmonedhë në vlerë 50 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Policia ka njoftuar se monedha në fjalë është sekuestruar për procedura hetimore, rasti vazhdon të hetohet.