
Istog, një grua raporton se një i panjohur hyri në banesë për t'i kërkuar para
05.3.2021 - 11:48
Një grua ka raportuar se një person i panjohur ka hyrë në banesën e saj dhe e ka kanosur me thikë duke i kërkuar para.
Siç ka raportuar ajo në Polici, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes pasi nuk kishte pasur para.
Rasti ka ndodhur dje në Istog.
Nuk raportohet për të lënduar.
Rasti është duke u hetuar.