Foto: REL

Istog, një burrë ngacmohet përmes telefonit nga një grua

Një burrë në Istog është ankuar në Policinë e Kosovës se është përcjellë dhe shqetësuar përmes telefonit nga një grua.

Sipas Policisë, e dyshuara është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:00.