Ilustrim

Istog, në deponi të bërllokut gjendet mjet i dyshuar shpërthyes

Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur në fshatin Sine të Istogut.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:00.

Sipas policisë, një qytetar ka raportuar se derisa ishte duke kryer disa punime në një deponi të mbeturinave, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për deminim dhe kanë bërë tërheqjen e mjetit pa ndonjë incident.