Istog, kapet një person nën dyshimin se transportonte mall pa dokumente përcjellëse

Policia e Kosovës njofton se gjatë patrullimit në Istog ka ndaluar një furgon me targa vendore të cilin e drejtonte një person dhe gjatë kontrollit në automjet është vërejtur se brenda kishte të ngarkuara tri aparate ngrohëse për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumente përcjellëse.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:00 në fshatin Rakosh të Istogut. Sipas Policisë i dyshuari bashkë me automjetin janë shoqëruar në stacionin policor.

Në lidhje me rastin, Policia e Kosovës thotë se janë njoftuar zyrtarët e Administrata Tatimore e Kosovës të cilët vazhdojnë të merren me hetimin e mëtejmë.