
Foto: Ilustrim
Istog, gruaja raporton në polici kanosjen nga i dashuri i saj
30.12.2019 - 11:03
Një grua në Istog ka raportuar në polici se është kanosur nga një person i dyshuar me të cilin ishte në lidhje.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 21:00.
I dyshuari për këtë rast, është arrestuar nga ana e policisë dhe gjatë intervistimit ka pohuar se ka pasur një armë me gas.
Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar më mbajtje për 48 orë.