Ilustrim

Istog, gjenden 38.7 gr substancë narkotike në afërsi të një shkolle

Një person nga Istogu ka raportuar në Policinë e Kosovë, se në afërsi të shkollës së fshatit kishte gjetur një kavanoz të mbushur me substancë narkotike të llojit marihuanë dhe një grinder.

Policia njofton se 38.7 gram substancë narkotike është konfiskuar.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:00, në fshatin Studenicë të Istogut.