Istog, fëmija plagoset me armë zjarri nga shoku i tij

Një fëmijë është lënduar aksidentalisht nga arma e zjarrit nga shoku i tij.

Rasti, sipas Policisë, ka ndodhur dje rreth orës 16:45 në fshatin Kaliqani të Istogut.

Policia thotë se janë arrestuar dy të dyshuarit dhe është konfiskuar pistoleta me tre fishekë, një predhë dhe një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si lëndim i lehtë trupor.