Foto: Ilustrim

Istog - E sulmon policin pasi i shqiptoi tiketë në trafik

Një burrë është arrestuar në fshatin Serbobran të Istogut pasi dyshohet se ka fyer dhe sulmuar zyrtarët policorë derisa kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare.

Sipas policisë, zyrtarët policorë kanë qenë duke i shqiptuar të arrestuarit gjobë për kundërvajtje në trafik.

Zyrtarët e përfshirë në këtë rast kanë marrë lëndime trupore.

Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje.