Ilustrim

Istog, e gjuajnë me armë antenën

Në fshatin Banjë të Istogut ankuesi ka raportuar se disa persona të panjohur me arme zjarri kanë gjuajtur një antenë.

Sipas policisë me këtë rast është dëmtuar kontejneri i antenës. Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i hetimeve dhe krim teknikes dhe është njoftuar prokurori.

Rasti ka ndodhur mesnatën e 25 majit rreth orës 02:00.