
Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com
Istog, dy të arrestuar për vjedhjen e 5 akumulatorëve
08.3.2020 - 16:16
Dy persona (njëri i mitur) janë arrestuar nën dyshimin se janë autorët e një vjedhje që ka ndodhur në fshatin Vrellë të Istogut.
Në firmën e një qytetari ishin vjedhur 5 akumulatorë, vlera e të cilëve llogaritet rreth 500 euro.
Të dyshuarit janë arrestuar dje rreth orës 17:00.
Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.