Istog, dëmtohet pllaka përkujtimore e policit të rënë në krye të detyrës

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke e hetuar rastin e dëmtimit të pllakës përkujtimore të Heroit të Kosovës, Izet Demaj, polici që kishte rënë në krye të detyrës.

Njësitë përkatëse të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes pas marrjes së informacionit se pllaka përkujtimore e Heroit të Kosovës, Izet Dema, nuk gjendej në lokacion ku ka qenë e vendosur.

Rasti po vazhdon të hetohet.

Polici Izet Demaj u vra më 27 dhjetor 2018, në një përleshje me një person të armatosur, i cili kishte hyrë për të grabitur një bankë në qytetin e Istogut.

Demaj u vra gjatë përpjekjes për t’i liruar disa persona të cilët ishin marrë peng nga grabitësi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për policin e rënë heroikisht në krye të detyrës dhe në mbrojtje të qytetarëve, Izet Demaj, ka ndarë urdhrin “Hero i Kosovës”.

https://kallxo.com/shkurt/izet-demaj-shpallet-hero-i-kosoves/