Istog, arrestohet për pushkë gjuetie me leje të skaduar

Një person nga Istogu dje është shoqëruar në Polici.

Policia ka bërë të ditur se kjo është bërë pasi që, gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij, i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, me leje të skaduar.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në ora 09:00.