Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Istog, arrestohet pasi sulmoi rojen e pyllit

Në fshatin Gusar të Istogut është arrestuar një burrë pasi kishte tentuar të sulmojë rojen e pyllit, i cili e kishte gjetur atë duke prerë dru në pyll.

Në raportin e Policisë thuhet se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje në ora 9:10.