Foto: Ilustrim

Istog, arrestohet pasi nuk e lejoi vëllain ta sjellë gruan në shtëpi

Një rast i vetgjyqësisë mes dy vëllezërve është hapur gjatë ditës së djeshme në policin në rajonin e Istogut.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, në lidhje me këtë rast është arrestuar njëri nga vëllezërit, pasi që i njëjti vëllait të tij me të cilin jeton ndaras, ia kishte ndaluar ta sjellë në shtëpi gruan e tij.

Kjo ka ndodhur me pretekstin se gruaja e viktimës kishte lidhje me martesën e vajzës së të dyshuarit pa dëshirën e saj.

Pas intervistimit, i dyshuari për këtë rast me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.