Foto: Ilustrim

Istog, arrestohet pasi kërcënoi zyrtarin e Regjistrimit Civil

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Istog, i cili për shkak të një keqkuptimi rreth dokumenteve të identifikimit e kishte kanosur punëtorin në Qendrën e Regjistrimit Civil.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, kurse rasti vazhdon të hetohet.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 14:00 në Istog.