Ilustrim - Foto: Policia e Kosovës
Istog, arrestohet pasi kapet me 150 kilogramë mish të dyshimtë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Istog për shkak se të njëjtit i janë gjetur 150 kilogramë mish, i cili po transportohej në kushte johigjienike.
Dje, deri sa patrulla e Stacionit Policor nё Istog, ishte nё pikё kontrolli në fshatin Gurrakoc, ka ndaluar personin e dyshuar i cili ishte duke vozitur automjetin VW Caddy me targa vendore, gjatё kontrollit te automjetit në bagazhin e tij ёshtё gjetur njё sasi e mishit.
I dyshuari së bashku me automjetin ёshtё shoqëruar nё Stacionin Policor në Istog pёr intervistim, janё njoftuar inspektorёt sanitarë dhe Prokurori i shtetit.
Nga inspektorët sanitarë ёshtё bёrё inspektimi i mishit dhe sipas inspektorёve sasia e mishit ishte rreth 150 kg, pasi qё nga i dyshuari nuk ёshtё prezantuar ndonjё dokument përcjellës.
Nën përcjellje tё Policisё sё Kosovёs dhe inspektorёve sanitarë ёshtё bёrё asgjësimi i mishit nё deponinё e mbeturinave.