Ilustrim

Istog - Arrestohet pasi e rrahu gruan e tij

Një burrë është arrestuar, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, dje në Istog, rreth orës 0:05.

I dyshuari gjatë intervistimit ka deklaruar se në shtëpinë e tij ka një armë.

“Njësitet policore kanë bërë bastisjen e shtëpisë se të dyshuarit dhe kanë konfiskuar një pushkë automatike AK-47 cal.7. 62, një karikator dhe 20 fishekë të cal. 7.62”, thuhet në raportin policor.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.