Foto: KALLXO.com Ilustrim

Istog, arrestohet një person që dyshohet se tentoi ta dhunojë një të mitur

Një person është arrestuar në Istog pasi që dyshohet se ka tentuar ta dhunojë një të mitur, ka njoftuar Policia e Kosovës.

“Më datë 22 mars 2023 rreth orës 17:30, nё stacionin Policor nё Istog ka ardhur prindi i viktimës sё bashku me viktimën (e mitur), e cila deklaron se me datë 21.02.2023, njё person i rritur ka tentuar ta dhunojë” – ka njoftuar Policia e Kosovës.

Viktima, sipas njoftimit, është intervistuar nё prezencën e punëtorit pёr punё sociale, psikologut dhe mbrojtësit tё viktimave.

I dyshuari, thuhet se ёshtё kontaktuar nga policia, mirëpo nuk ёshtё lajmёruar, ndërkaq sot ёshtё arrestuar.

Pas intervistimit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, ai është dërguar nё mbajtje pёr 48 orё.