Istog, arrestohet një grua e dyshuar për rrahjen e një gruaje tjetër dhe një burri

Një grua po dyshohet se ka rrahur dhe burrë dhe një grua tjetër.

E njëjta është arrestuar ndërsa rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:25 në Istog.

Deri te rrahja kishte ardhur një mosmarrëveshje të cilën e kishin pasur e dyshuara me viktimat.

Në raportin policor nuk është raportuar për të lënduar ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Me urdhër të prokurorit e njëjta është dërguar në mbajtje.