Foto: Ilustrim

Istog, arrestohet një burrë për tentim vrasje

Një burrë nga fshati Studenicë i Istogut është arrestuar pasi kishte tentuar të vrasë një person tjetër me armë zjarri, drejt të cilit kishte shtënë, por nuk e kishte qëlluar.

Në raportin policor theksohet se në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar armën AK-47 me pesëmbëdhjetë (15) fishekë.

Tutje, policia potencon se me urdhër të  prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:00.