
Foto: Kallxo.com
Istog, arrestohet i kërkuari nga Gjykata
16.2.2020 - 19:00
Policia e Rajonit të Pejës ka njoftuar se është arrestuar i dënuari nga Gjykata për veprën penale – mashtrim.
I dyshuari ishte dënuar me 4 vjet e 10 muaj burg.
F.Z. është arrestuar nga njësitet relevante të stacionit policor të Istogut.
I njëjti pas arrestimit është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, për vuajtje të dënimit.