Istog, arrestohet i dyshuari pasi i dehur ofendoi policët

Një person është arrestuar në rrugën ‘Nënë Tereza’ në Istog, pasi i njëjti kishte shkaktuar probleme në treg dhe ka fyer zyrtarët policor.

Sipas policisë, i dyshuari ishte në gjendje të dehur dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:00.