Foto ilustruese

Istog, arrestohet burri, ushtronte në vazhdimësi dhunë fizike e psikike ndaj gruas

Policia e Istogut ka arrestuar një person nën dyshimin se në vazhdimësi ka sulmuar fizikisht e psikikisht bashkëshorten e tij.

Rasti, sipas Policisë, ka ndodhur të premten rreth orës 21:00.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si dhunë në familje.