Istog- Arrestohen dy persona për dhunë në familje

Dy burra janë arrestuar në Istog për dhunë në familje.

Rastet dyshohen të kenë ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Dy të dyshuarit janë ndaluar nga prokuroria për 48 orë.

Sipas policisë, njëri prej të dyshuarit ka ushtruar dhunë ndaj gruas.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare” thuhet në njoftim të policisë për të dyshuarin tjetër.