Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Istog, arrestohen babë e djalë, u rrahën mes vete

Policia e Istogut ka arrestuar në fshatin Saradran dje rreth orës 13:30, dy persona babë e djalë, pasi që pas një mosmarrëveshjeje ata ishin përleshur fizikisht mes vete.

Siç njofton Policia, me vendim të prokurorit, pas intervistimit njëri i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si dhunë familjare.