Foto-ilustrim

Istog, 25-vjeçari goditet shtatë herë me thikë

Një 25-vjeçar dyshohet se është therur shtatë herë me thikë nga disa persona të panjohur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Saradran të Istogut.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi.

Gashi tha se viktima është jashtë rrezikut për jetë ndërsa ende nuk dihen kryerësit e veprës.

“Sot rreth orës 17:40 një person i moshës rreth 25-vjeçare nga fshati Saradran i komunës së Istogut është therur shtatë herë me thikë nga persona të panjohur. I njëjti është dërguar menjëherë ne Spitalin rajonal, mjekët kanë intervenuar dhe është jashtë rrezikut për jetë”- tha Gashi për KALLXO.com.