Ismet Munishi trajner i KF Gjilani

Skuadra e Gjilanit në futboll, është bërë me trajner të ri pas largimit të Bylbyl Sokolit.

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi e ka marrë drejtimin e kësaj skuadre.

Munishi ka njoftuar se do të jetë pjesë e Gjilanit, së paku deri në fund të këtij sezonit edhe pse ka kontratë deri në verën e vitit 2022.

Munishi marrjen e drejtimit të Gjilanit, e ka konfirmuar në llogarinë e tij në rrjetin social facebook.

Ai u ka kërkuar falje edhe tifozëve të kësaj skuadre për deklaratat e tij në të kaluarën sa ka qenë pjesë e skuadrës së Dritës.

Kujtojmë se Munishi e nisi sezonin si trajner i Klubit Futbollistik Ballkani i cili u shkarkua disa muaj më parë.