Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ismet Krasniqi jep dorëheqje nga pozita e Kryetarit të Federatës së Karatesë

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi që ka qenë edhe kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës ka dhënë dorëheqje nga posti i kësaj të fundit. Tash e tutje, Krasniqi do të drejtojë vetëm KOK-un.

Lajmi është bërë i ditur nga Zyra për Media e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Sipas njoftimit dorëheqjen, Krasniqi, ia ka paraqitur Bordit Ekzekutiv të FKK-së, në mbledhjen e fundit.

“Për shkak të angazhimeve të shumta si president i KOK-ut, dhe pamundësisë për të dhënë maksimumin edhe në karate, kam dashur që t’i hapë rrugën të tjerëve për të udhëhequr me karatenë dhe vazhduar punën aty ku unë e kam lënë. Falënderoj Bordin Ekzekutiv të FKK-së, sekretarin e përgjithshëm, Nazmi Gashi, karateistët, trajnerët, gjyqtarët dhe gjithë komunitetin e karatesë për përkrahjen dhe bashkëpunimin që kishim”, ka thënë Krasniqi me rastin e dorëheqjes së tij, thuhet në njoftimin e KOK-së.

Presidenti i KOK-ut ishte kryetar i FKK-së, prej vitit 2016.