Ismet Beqiri

Ismet Beqiri: Qeveria Haradinaj, jetëshkurtër por e dëmshme

Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Ismet Beqiri ka shkruar në Facebook se sot është fundosur qeveria më e dëmshme dhe me skandale të mëdha.

“Sot u fundos qeveria me jetëgjatësinë më të shkurtër në vendin tonë, e dëmshme dhe me skandale të mëdha. Kosovës dhe qytetarëve të saj po u vijnë ditë më të mira”, ka shkruar Beqiri.

Pas pak më shumë se dy vite punë, sot, në një seancë plenare, Kuvendi i Kosovës i dha fund punës në legjislaturës së VI-të.

93 deputetë mblodhën nënshkrimet për të shkarkuar vetveten ndërsa për shpërndarje votuan 89 deputetë, 1 ishte kundër dhe 2 abstenime.

Lidhja Demokratike e Kosovës nesër pritët të mblidhet për të zgjedhur kryesinë e re të saj.