Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ismajli: Komuna e Shtimes, shembull për menaxhimin e pandemisë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Shtimes, Naim Ismajli ka lavdëruar menaxhimin e deritanishëm të pandemisë nga qeverisja e tij në këtë komunë.

“Besoj që Komuna e Shtimes ka qenë ndoshta shembulli më i mirë për menaxhimin e pandemisë. Kur e them këtë gjithmonë iu referohemi përgjegjësive dhe kompetencave që ne i kemi në raport me pandeminë”, tha ai. 

Ismajli shtoi se është vaksinuar kundër COVID-19 në Shtime. 

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë karrigen e të parit të Shtimes diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Shtimes: Bedri Zeqiri nga LDK -; Naim Ismajli nga PDK dhe Qemajl Aliu nga LVV.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe shtatë kandidate për asambliste në Kuvendin Komunal të Shtimes: Adelina Beqa-Limani nga PDK; Albana Fazliu dhe Vahide Rexhaj nga LDK; Shqipe Miftari nga LVV; Zejnie Veliu nga Lista Guxo.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.