Ismaili: Serbia e Rusia fabrikojnë fakte për ta njollosur historinë e luftës tonë të pastër

Deputeti i PDK-së Uran Ismaili, ka thënë se janë bërë rreth dy javë prej kur është bërë ndalesa e ushtarëve të lirisë në Dhomat e Specializuara në Hagë e cila sipas tij preku zemrat dhe morri vëmendjen e gjithë shqiptarëve jo vetëm në Kosovë por gjithë territoret ku jetojnë ata afër e larg.

Ismaili ka dhënë një adresim ndaj familjarëve duke thënë se bashkëndjejnë me ta.

Ismaili tha se duhet të reagojnë të bashkuar, pasi sipas tij Serbia e Rusia fabrikojnë fakte për ta njollosur historinë e luftës së pastër.

“Edhe sot ata janë atje për Kosovën dhe dëshirojmë t’ju tregojmë që jemi bashkë me ju dhe ndajmë krenarinë që keni për ta”, tha ai.

Ismaili tha se si deputet duhet të reflektojnë pasi sipas tij fati i UÇK-së  nuk është fati i tyre individual por është bërthama e përpjekjeve për liri pavarësi dhe shtet.

“Në peshore nuk janë duke u vënë emra të përveçëm por është Kosova dhe historia e saj e lavdishme. Jam i bindur që në këtë betejë do të dalin triumfues dhe fitimtar”, tha ai.

Ismaili tha se ky moment është test i ndërgjegjes tonë kombëtare.

“Shqiptarët gjithandej janë duke e ndjerë dhe kuptuar se në këtë histori duhet të reagojnë të bashkuar. Ata po shohin një koordinim të Serbisë e Rusisë që të fabrikojnë fakte për ta njollos historinë tonë të pastër, luftën tonë të pastër e të drejtë dhe për ta ndërruar pozicionin e viktimës me agresorin”, përfundoi Ismaili.

Këtë fjalim Ismaili, e ka bërë gjatë debatit parlamentar lidhur me situatën e pandemisë në vend.

Kush po i mbron ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë?