Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ismaili komenton bashkëpunimin e mundshëm mes PDK-së dhe Vetëvendosjes

Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili, ka komentuar mundësinë e bashkëpunimit të partisë së tij me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një konferencë për media, gjatë të cilës u bë i ditur emri i kandidatit të PDK-së për kryeministër – Enver Hoxhaj, Ismaili tha se Vetëvendosjes do t’ia japin përgjigjen përmes votës

“Përgjigjen më të mirë është që ta japin qytetarët pas mashtrimit të madh që Vetëvendosja e ka kriju për një kohë të gjatë, që është një parti e parimeve por që në realitet është parti e interesit vetëm të disa personave që janë në krye të saj. PDK ka pa që të gjitha partitë kanë hequr vijat e kuqe, sepse, çmojnë vizionin e PDK-së dhe përvojën në qeverisje dhe janë të vetëdijshëm që ne po forcohemi. Vijat e kuqe po largohen dhe jemi ata që kemi qenë. Ne do të dalim fitues dhe mendoj se Vetëvendosjes do t’i japim përgjigjen përmes votave, jo përmes konferencave për shtyp”, tha ai kur u pyet për deklarimin e Glauk Konjufcës për bashkëpunim të mundshëm mes dy partive.