Ishulli kroat del nga karantina

Masat e karantinës në ishullin kroat të Murter, që kanë qenë në fuqi që nga 25 mars, u hoqën të shtunën, sipas autoriteteve lokale të mbrojtjes civile.

Sipas epidemiologëve, situata aktuale në Murter në lidhje me coronavirusin është duke u përmirësuar, raporton Balkan Insight.

Që nga fillimi i shpërthimit të COVID-19, në ishull ka pasur 28 njerëz të infektuar dhe 162 kanë qenë nën mbikëqyrje epidemiologjike dhe vetizolim për 14 ditë.

Kanë kaluar nëntë ditë që nga rastet  e fundit në këtë ishull.